Bota

Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, arrestohet "klienti" i tretë, 33-vjeçar ju afrua asaj përmes Blindchat

33-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes për përdhunimin e 12-vjeçares është dërguar në prokurori pak para orës 11:30 të mëngjesit të së shtunës. Në orët në vijim, në fakt, ka mundësi që të ketë urdhër-arreste të reja pasi Policia ka rënë në gjurmët e 3-5 personave që dyshohet se kanë qenë klientë të së miturës. 12-vjeçarja në deklaratën e saj plotësuese ka identifikuar katër meshkuj, tre prej të cilëve e kanë përdhunuar dhe i katërti ishte bashkëpunëtor i Mihos.

15 Tetor 2022, 11:10 Nga d.a.
Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, arrestohet "klienti" i
33-vjecari Anastasios L.

GREQI- Vijon të thellohet skandali i përdhunimit dhe protituimit të 12-vjeçares në Kolonos të Greqisë ku gjatë mbrëmjes së djeshmë është vënë në pranga një 33-vjeçar, i treti deri më tani pas arrestimit të 53-vjeçari Ilias Michos dhe një 42-vjeçari.

Sipas Protothemës, 33-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes për përdhunimin e 12-vjeçares është dërguar në prokurori pak para orës 11:30 të mëngjesit të së shtunës. Në orët në vijim, në fakt, ka mundësi që të ketë urdhër-arreste të reja pasi Policia ka rënë në gjurmët e 3-5 personave që dyshohet se kanë qenë klientë të së miturës. 12-vjeçarja në deklaratën e saj plotësuese ka identifikuar katër meshkuj, tre prej të cilëve e kanë përdhunuar dhe i katërti ishte bashkëpunëtor i Mihos.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar të quajtur Anastasios L. i cili u arrestua pasi u identifikua dhe siç rezultoi nga hetimet, ai ka biseduar me vogëlushen përmes një aplikacioni online dhe më pas është takuar me të të paktën dy herë në Zona e Sepolit.

Në të njëjtën kohë janë identifikuar edhe dy persona të tjerë nga 213 që bisedonin në aplikacionet “rozë” me 12-vjeçaren. Dy personat u dorëzuan në Departamentin e Mbrojtjes së të Miturve dhe raportuan se gjatë muajve të verës kishin biseduar përmes një aplikacioni online me një person që ndoshta i ngjan vajzës së vogël. Pasi iu konfiskuan celularët dhe u kontrolluan nën betim, ata u larguan. Siç verifikohet nga hetimi, detajet e dy grekëve në fakt korrespondojnë me kontaktet me të cilët vogëlushja po fliste.

Sipas informacioneve, njëri quhet Giorgos, është 35 vjeç dhe vjen nga Kazakistani dhe i dyti quhet Panagiotis, është 36 vjeç dhe është nga Athina. Greku, sipas të njëjtave informacione, ka ardhur në polici në orët e para të së premtes dhe kazaku ka bërë të njëjtën gjë pasditen e së njëjtës ditë, ndërsa theksohet se të dy janë të papunë.

Njoftimi i policisë për arrestimin e 33-vjeçarit

Në kuadër të një rasti të hetuar të prostitucionit në Kolonos, nga NënDrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës, u arrestua një shtetas 33-vjeçar i akuzuar për akt seksual me një të mitur nën moshën 12 vjeç. Në bazë të një urdhër-arresti, në orët e mbrëmjes të datës 14.10.2022, nga punonjës policie të Shërbimit të mësipërm. 33-vjeçari akuzohet se ka rënë në kontakt me të miturën 12-vjeçare përmes një aplikacioni në chat online dhe më pas është takuar me të të paktën (2) herë në zonën e Sepolit dhe ka kryer veprën penale të mësipërme, kundrejt një tarife. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente.

Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

perdhunohet e mitura ne greqi ilias michos anastasios l.

Sondazh

Poll