Bota

Spanja ende nuk e njeh Kosovën, Kurti publikon foton me Sanchez në Kongresin e partive social-demokrate

Kurti ndodhet në Gjermani si i ftuar në kongres ku përpos një takimi të zhvilluar me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka shkëmbyer disa fjalë dhe me homologun spanjoll, vendi i të cilit ende nuk e njeh Kosovën.

15 Tetor 2022, 10:48 Nga d.a.
Spanja ende nuk e njeh Kosovën, Kurti publikon foton me Sanchez në
Sanchez dhe Kurti


GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesmarrjes së tij në kongresin e partive social-demokrate në Gjermani ka patur një takim të shkurtër me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez.

Kurti ndodhet në Gjermani si i ftuar në kongres ku përpos një takimi të zhvilluar me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka shkëmbyer disa fjalë dhe me homologun spanjoll, vendi i të cilit ende nuk e njeh Kosovën.

Ka qenë vetë Kurti që në një postim në Facebook ka publikuar disa fotografi nga eventi, përfshirë dhe përshëndetjen e veçantë që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në përmbyllje të Kongresit, isha i nderuar të marr pjesë në darkën e liderëve, krahas prijësve të shteteve dhe qeverive evropiane, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë nga kontinenti ynë. Në këtë kongres të partive socialdemokrate, me të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! është e afiliuar, sot u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë."-ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Spanja është një prej 5 shteteve të BE që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë që së fundmi ka mbështetur propozimin e Francës përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave, siç është raportuar, për ndërlidhjen e lbieralizimit të vizave të Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Përveç Spanjës, edhe Suedia, Belgjika e Holanda kanë të njëjtin qëndrim sikurse Parisi.

njohja e kosoves pedro sanchez albin kurti

Sondazh

Poll