Aktualitet

Dhunohet një person në Berat! Goditet me sende të forta në kokë, policia arreston autorin (EMRAT)

Sokol Tabaku ka qëlluar me sende të forta Arjan Marinin në Berat.

15 Tetor 2022, 07:42 Nga f.m;a.b
Dhunohet një person në Berat! Goditet me sende të forta në
Policia

BERAT- Sokol Tabaku është arrestuar nga Policia pasi ka dhunuar një person. Policia informon se në pranga ka përfunduar 30-vjeçari, banues në Berat, i cili do të hetohet për veprën penale 'Dhunë me dashje'. Ky person, ka dhunuar dhe goditur me sende të forta në kokë 40-vjeçarin, Arjan Marinin. Ky i fundit, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arsyeja e konfliktit mes Tabakut dhe Marinit, ende nuk bëhet i ditur.

NJOFTIMII POLICISË:

U bë arrestimi i shtetasit S.T., 30 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen Goricë, Berat për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Berat, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

arrestim ne berat arjan marini sokol tabaku

Sondazh

Poll