Aktualitet

Grabitet gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në Berat, hajdutët marrin 20 iPad-e

Grabitësit janë pikasur nga roja e shkollës, i cili më pas ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit.

14 Tetor 2022, 22:53 Nga k.m.
Grabitet gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në Berat,
Gjimnazi "Babë Dudë Karbunara"

BERAT- Grabitet gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se hajdutët kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndërtesës dhe pasi kanë marrë 20 Ipad (tableta) që ndodheshin në një kasafortë, e më pas janë larguar me vrap.

Grabitësit janë pikasur nga roja e shkollës, i cili më pas ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Shkolla tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistik që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Për shkak se shkolla do të shembet shumë shpejt, shumica e materiale të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj.


Për shkak të grabitjes, duket se autorët kanë qenë të mirëinformuar për heqjen e kasafortës, ndërkohë që aktualisht në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar roja i shkollës, i cili do të japë deklaratën e tij. Nga ana tjetër, Policia dhe grupi hetimor po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

berat grabitet gjimnazi ne berat

Sondazh

Poll