Zjarri shkrumbon restorantin në plazhin e Zvërnecit
Foto ilustruese VLORË- Një restorant është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Zvërnec duke u ...
Dukate Selimaj i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të zbardhin të vërtetën dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
FIER- Kur kanë kaluar 3 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimaj në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Dukate Selimaj, nëna e Florian Selimajt endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Ajo pretendon për 'News24' se nuk janë kryer veprimet e duhura nga organet hetimore për mbledhjen e provave. Nëna e Florian Selimajt pretendon se prokurori i parë që hetoi çështjen ka manipuluar provat. Sipas saj pas shkarkimit të prokurorit nga vettingu dhe zëvendësimit me një prokuror tjetër ngjarja është zbardhur.
Ajo i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të zbardhin të vërtetën dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
'Kam 3 vite që merrem me cështjen e djalit tim, po bëj përpjekje për të zbardhur çështjen, pasi Prokurori nuk më ka dhënë mundësinë që të njihem me asgjë. Relacioni i policisë që më ka ardhur te dosja është i pasaktë dhe i manipuluar. Unë kam qënë në vendngjarje, kam marrë informacion nga policia dhe është ndryshuar relacioni. Që kur kam marrë policinë në telefon e deri kur është gjetur trupi i djalit tim, kam kërkuar arsye se pse nuk po hetohej, trupin e djalit e ka gjetur burri im, në 6 e gjysëm të mëngjesit, ndërsa policia e shtetit rrinte. Para 1 muaji jam njohur me dosjen e plotë, e hapa vetë se kisha interes, kur kam konstatuar se prokurori i çështjes, kishte nxjerrë, dhe pse atë natë janë kapur në flagrancë autorët, ai e ka nxjerrë aktin e ekspertimit me gjak jo human. Akoma pa varrosur djalin tim, ai ka bërë aktin e ekspertimit. Nuk më është dashur shumë të shoh se ka manipulim. Prokurori u shkarkua nga vetingu, në mars të këtij viti cështjen e ka marrë një prokuror tjetër, e ka zbardhur për 3 muaj çështjen. Tani ka dalë me gjak human. Kemi të bëjmë me vrasje me dashje mirëpo është vrasje me paramendim. Unë i bëj shtetit apel që të na mbrojë ne, të na sigurohet jeta, nuk jetojmë më në fshat se nuk kemi më siguri.Se vrasësit i lënë rrugëve, nuk i kapin.'- është shprehur nëna e Florian Selimajt.
Në 12 Gusht të vitit 2019, 23-vjeçari Florian Selimaj u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”. Pas ngjarjes policia njoftoi se kishte arrestuar autorët dyshuar të krimit, por ende nuk ka një autor të dënuar.
Foto ilustruese VLORË- Një restorant është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Zvërnec duke u ...
Foto ilustruese Ky sezon ka qenë i mbarë për prodhimet bujqësore, kushtet e favorshme klimaterike garantuan cilësinë dhe sasi...
Foto ilustruese Rruga e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e emigracionit për në vendet e Bashkimit Europia...
Sekuestrimet ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar, banues në Scandiano, u arrestua dje nga komisariati vendor i policisë pasi akuzohet p&eum...
Foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, rreth orës 18:55, n&eum...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtarë pas akuzave të ngritura ndaj shefit të komisariatit t...
Martina Pajollari, Martin Çeço, Bora dhe te akuzuarit TIRANË- Martina Pajollari, e dashura e Martin Çeços, ësht&...
Kopeshti TIRANË- Prindërit e fëmijëve të kopshtit Zubeyde Hanim, i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkall&...
Policia GJERMANI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane, pasi është zbuluar me lëndë narko...
Foto ilustruese Kjo ulje besohet se është nxitur nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, sipas gjetjeve të reja, të...