Aktualitet

Bëri bujë me rolin e ‘Colit’, ndërron jetë aktori shqiptar Shpëtim Zani

22 Gusht 2019, 15:00 Nga DOSJA
Bëri bujë me rolin e ‘Colit’, ndërron jetë

TIRANË– Ka ndërruar jetë aktori shqiptar Shpëtim Zani, i cili bëri bujë në vitet ’60 me rolin e tij si Coli në filmin “Debatik”.

Dosja.al mëson se Zani ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ditën e sotme. Aktori u nda nga jeta në shtëpinë e tij.

Por kush është Shpëtim Zani?

Aktori njihet për breza të tërë si Coli i filmit “Debatik”, ku Zani, shumë i voggël atëherë kishte rolin kryesor. 

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960.

Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol, e nisi dhe e mbylli jetën e vet me atë rol që do të mbahet mend gjatë nga publiku dhe dashamirësit e filmit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atak kardiak shpetim zani vdes aktori shpetim zani atak kardiak shpetim zani vdes aktori shpetim zani

Sondazh

Poll