Aktualitet

Djegie në trup dhe dëmtime, bie nga shtylla 30-vjeçari që po rregullonte internetin në Paskuqan

22 Gusht 2019, 14:52 Nga DOSJA
Djegie në trup dhe dëmtime, bie nga shtylla 30-vjeçari që

TIRANË– Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup. Mësohet se personi me inicialet V.N, banues në Paskuqan ka hipur në shtyllën e internetit dhe po e riparonte atë.

I riu ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka rënënga shtylla.

Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe djegie. 30-vjeçari është dërguar në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Tiranë

Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne korent 30 vjecari ne paskuqan bie nga shtylla 30- vjecari paskuqan bie ne korent 30 vjecari ne paskuqan bie nga shtylla 30- vjecari paskuqan

Sondazh

Poll