Politike

Këshilloi anëtarët e PD të jenë aktiv në rrjetet sociale! Berisha hap Tik Tok: E kam pasion teknologjinë

Berisha ka ndarë një mesazh për të gjithë simpatizantët e tij që janë në këtë rrjet social. 

13 Tetor 2022, 13:30 Nga A.B
Këshilloi anëtarët e PD të jenë aktiv në rrjetet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka krijuar llogari në rrjetin social 'Tik Tok'. Ai ka ndarë një mesazh për të gjithë simpatizantët e tij që janë në këtë rrjet social. Berisha lajmëroi se do të fillojë një dialog me ta, duke i ftuar që të bashkojnë forcat për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh, që vjen si pasojë qeverisjes së Edi Ramës.

''Një përshëndetje nga kanali im Tik Tok. Jam entuziast se sot filloj një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet i imi teknologjia.Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë të internetit. Sot të rinjtë shqiptare shkëlqejnë në kompani të mëdha. Kurse këtu, ai tjetri thotë punë ka, por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu  profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do përcaktojë objektiv kryesore të programit të saj, vendosjen të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptarë, me besimin e madh se ju të rinjtë e vendit do ta çoni para këtë revolucion dhe mendjen dhe energjitë tuaja mund të shndërroni Shqipërinë në një “Silicon Valley” të Evropës dekadës që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo është largimi i kësaj qeveria e cila në vend të krijojë kushtet për ju, preferon t’ju përzejë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni. Ndaj ju ftoj të bashkojmë forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar këtu në Shqipëri të gjitha mundësinë që ju të ndryshoni kombin dhe vendi juaj”, shprehet Sali Berisha.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound - Sali Berisha

Kujtojmë se pak ditë më parë, Berisha u bëri të ditur demokratëve se janë më pak dominantë në rrjetet sociale, ndryshe nga Partia Socialiste e cila është tepër aktive.

sali berisha

Sondazh

Poll