Aktualitet

VIDEO- Hashash kudo në vend! Zbulohen 2 parcela në Selitë të Mirditës, në Krujë është gati për korrje

'Fiks Fare' ka përshkruar rrugën që ndjekin çdo ditë personat që kultivojnë lëndë narkotike. 

13 Tetor 2022, 21:01 Nga A.B
VIDEO- Hashash kudo në vend! Zbulohen 2 parcela në Selitë të
Hashash

TIRANË- Në mes të maleve të fshatit Selitë të Bashkisë së Mirditës kultivohet hashash. 'Fiks Fare' ka përshkruar rrugën që ndjekin çdo ditë personat që kultivojnë lëndë narkotike. 

Trupa e xhirimit kaloi rrugë të ngushta të krijuara mes shkurreve dhe pemëve të dendura. Në parcele shihen se janë rreth 2 parcela me 60 rrënjë të bimës së mbjellë, madje dhe sende të cilat ndihmojnë kultivuesit për mbjelljen e bimëve. Në disa parcela kishte dhe bimë të pakorrura. Gazetarja u has me disa produkte që shërbejnë për rritjen e kanabis, një prej tyre ishte dhe plehu.

Një tjetër parcelë hashashi në vend. Fiks Fare ka zbuluar në malësinë e Krujës, fshati Mafsheq një plantacion kanabisi. Identifikimi ishte i vështirë edhe pse zona kundërmonte nga era e fortë e bimës. Grupi xhirimit u fut përmes pemëve dhe shkurreve që hasën duke arritur kështu në parcelën e parë të mbjellë me kanabis-sativa. Parcela e parë e identifikuar ishte një parcelë ku me sy të lirë numëroheshin rreth 40 rrënjë të mbjella me një gjatësi rreth 2 metra. 

Po ashtu, emisioni 'Fiks Fare' ka zbuluar më parë dhe plantacione me kanabis në zonat e quajtura Malësia e Krujës dhe ajo e Mirditës.

kanabis ne mirdite kanabis ne kruje

Sondazh

Poll