Aktualitet

ME VIDEO nga brenda, si duket shtëpia e përpunimit të hashashit. Thahet me 3 faza, përdornin edhe oxhakun

Faza e parë kryhej në një prej ambienteve të jashtme të kësaj shtëpie, ku ndodheshin të varura me qidra degë të bimës narkotike, të cilat më parë kalonin në procesin e tharjes natyrale për të bërë më të lehtë ndarjen e boçes nga dega.

13 Tetor 2022, 21:07 Nga k.m.
ME VIDEO nga brenda, si duket shtëpia e përpunimit të hashashit.
Kanabisi në Mirditë

TIRANË- "Fiks Fare" arriti të hyjë në një shtëpi shumë të vjetër dhe të pabanuar në të cilën procesi i tharjes dhe i përpunimit të bimës së kanabisit kryhej në 3 faza për gati 15 ditë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, faza e parë kryhej në një prej ambienteve të jashtme të kësaj shtëpie, ku ndodheshin të varura me qidra degë të bimës narkotike, të cilat më parë kalonin në procesin e tharjes natyrale për të bërë më të lehtë ndarjen e boçes nga dega.

Më pas, për të kaluar më pas në fazën e dytë në njërën prej dhomave me oxhak të këtij objekti të vjetër, ku mbi disa susta shtretërish ishin shtruar vetëm një pjesë e boçeve të bimës së pastruar, ku për t'i kaluar një tharje më të thelluar vinin në ndihmë 2 vendilatorë të ndezur. Por në ndihmë për tharjen ishin vendosur edhe disa oxhakë. Faza e tretë dhe përfundimtare ishte ajo e grumbullimit në një vend e të gjithë sasisë së përpunuar më parë dhe paketimi i saj në thasë të ndryshëm, ku me sy të lirë, rreth 50 kilogramë kanabis-sativa ishin gati për t'i kaluar tregut të zi.

kanabisi ne mirdite

Sondazh

Poll