Aktualitet

“U kalli datën politikanëve me IMSI Catcher”/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Izraeliti është prapë në Tiranë, ç'pritet?

Për Frig, Artan Hoxha shkruan se 'qarkulloi' në Shqipëri për 3-4 vjet dhe më pas, pasi mori para nga politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishëm në Shqipëri, u largua. 

13 Tetor 2022, 19:23 Nga k.m.
“U kalli datën politikanëve me IMSI Catcher”/
Yoram Frig dhe Artan Hoxha

TIRANË-  Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një foto me specialistin izraelit të përgjimeve, Yoram Frig, të cilin e konsideroi si "tmerrin" e politikanëve. Për Frig, Artan Hoxha shkruan se 'qarkulloi' në Shqipëri për 3-4 vjet dhe më pas, pasi mori para nga politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishëm në Shqipëri, u largua. 

"Yorami, thjesht bente detyren dhe i qendronte strikt kontraktuesit, here duke vendosur “çimka” dhe paisje moderne pergjimi, here duke i çaktivizuar ato. Kur i doli tymi kesaj pune dhe emri izraelitit te frikshem, nisi te perflitej zyrave apo lokaleve te ish-bllokut, po ata qe e kishin kontraktuar, vendosen ta dekonspironin, duke e ndaluar me gjithe valixhen misterioze ne Rinas… “Te paudhet”, thone se e kane pare te sillet serish neper Tirane, por kete radhe pa valixhen çudiberese… A thua ta kene kontraktuar prape, ATA, te sikletosurit atje larte, sepse i ka zene serish tartakuti?! Kur nuk mban ne duar, ate valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfare dreq paisje ka sjelle kete radhe ai “shejtan”?!,"-shkruan gazetari. Ndërsa ka ndarë edhe foto të pajisjes që pretendohet se përdor izraeliti. 

POSTIMI I PLOTË:

E mbani mend kete tipin???!! Eshte ai specialisti izraelit i pergjimeve, Yoram Frig, qe para 5 vitesh, me ate valixhen e IMSI-Catcher ne dore, u kalli daten gjithe politikaneve te rendesishem dhe “oligarkeve” ne kete vend!!! Ne ate kohe, keta hakerat, qe na çudisin çdo dite te hene, me te rejat e fundit nga serverat e shpartalluar te shtetit digital te Shqiperise, i kishim pare vetem neper filma. Specialisti izraelit i pergjimeve, u soll rreth e qark Shqiperise, per 3-4 vite. Nje dreq e mori vesh çfare beri?! Çfare degjoi, çfare rregjistroi, kujt ja dorezoi?! E sigurt eshte, se mblodhi nje dore te mire parash nga pushtetaret, politikanet e korruptuar dhe biznesmenet me te rendesishem ne Shqiperi, per te pergjuar, here njeren pale dhe here palen tjeter. Yorami, thjesht bente detyren dhe i qendronte strikt kontraktuesit, here duke vendosur “çimka” dhe paisje moderne pergjimi, here duke i çaktivizuar ato.

Kur i doli tymi kesaj pune dhe emri izraelitit te frikshem, nisi te perflitej zyrave apo lokaleve te ish-bllokut, po ata qe e kishin kontraktuar, vendosen ta dekonspironin, duke e ndaluar me gjithe valixhen misterioze ne Rinas… “Te paudhet”, thone se e kane pare te sillet serish neper Tirane, por kete radhe pa valixhen çudiberese…. A thua ta kene kontraktuar prape, ATA, te sikletosurit atje larte, sepse i ka zene serish tartakuti?! Kur nuk mban ne duar, ate valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfare dreq paisje ka sjelle kete radhe ai “shejtan”?! Se nuk besoj te kete ardhur per ata dronet Bayraktar, qe do na jap Erdogani, apo per ata dy satelitet, qe do sillen rrotull globit per llogari te qeverise Shqiptare?! Ore, pyeteni se mos na ben derman, per kete punen e hakerave iranian, se na moren erzin. Vetem keta izraelitet, ua dine marifetet, atyre “qafirave” te Ajatollahut.

Në vitin 2016 çështja e IMSI Catcher bëri bujë në vendin tonë. Madje u vendos masa “pezullim nga detyra” për asokohe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Pretendohej se Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk kishte marrë masat që i takonin me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila ishte sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi. Për të njëjtën çështje në Komisionin Hetimor shkoi edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa Çako u rikthye në detyrë nga Gjykata.

artan hoxha yoram frig

Sondazh

Poll