Aktualitet

Bëri aksident me motor në Gramsh, 40-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

Gjendja e tij shëndetësore në spitalin e Gramshit u përkeqësua, ndaj mjekët kanë vendosur që ta dërgojnë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

13 Tetor 2022, 19:06 Nga A.B
Bëri aksident me motor në Gramsh, 40-vjeçari niset me
Spitali i Traumes

TIRANË-Një aksident i rëndë pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Personi me inicialet L.T, 40 vjeç është aksidentuar me motoçikletë. Gjendja e tij shëndetësore në spitalin e Gramshit u përkeqësua, ndaj mjekët kanë vendosur që ta dërgojnë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

40-vjeçari është transportuar drejt Tiranës me helikopter për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet në vendin e ngjarjes.

aksident me motor tirane aksident ne gramsh

Sondazh

Poll