Art&Argëtim

Publikohet EMAILET që Angelina Jolie i kishte dërguar Brad Pitt pas ndarjes: S’mund të shkruaj pa qarë!

Siç tha aktori, sipas kushteve të divorcit të tyre në vitin 2019, ata kishin rënë dakord që asnjëri prej tyre nuk mund të shiste pjesën e tyre pa pëlqimin e tjetrit.

13 Tetor 2022, 17:58 Nga k.m.
Publikohet EMAILET që Angelina Jolie i kishte dërguar Brad Pitt pas
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

SHBA- Një email i dërguar nga Angelina Jolie për ish-bashkëshortin Brad Pitt ka dalë në dritë. Në qendër të vëmendjes duket se është pronësia e verës së tyre Chateau Miraval në Francë. Këtë vit Angelina Jolie ia shiti pjesën e saj të kantinës oligarkut rus Yuri Scheffler, gjë për të cilën, Brad Pitt e paditi. Siç tha aktori, sipas kushteve të divorcit të tyre në vitin 2019, ata kishin rënë dakord që asnjëri prej tyre nuk mund të shiste pjesën e tyre pa pëlqimin e tjetrit.

Emaili që Jolie kishte dërguar, i cili dukej se paralajmëronte Pitt për lëvizjet e saj të ardhshme, doli në dritë kur një përdorues i TikTok me emrin @magshrts1 postoi disa faqe, të cilat shfaqnin përmbajtjen e tekstit në fjalë.

Është vendi ku sollëm binjakët, kur lindën dhe ku u martuam. Një vend që mbante premtimin se çfarë mund të ishte dhe ku mendoja se do të plakesha. Edhe tani është e pamundur të shkruaj pa qarë. Unë do të ruaj kujtimet e mia se si ishte një dekadë më parë. Por është gjithashtu vendi që shënon fillimin e fundit të familjes sonë – dhe të një biznesi të përqendruar te alkooli”, shkroi aktorja 47-vjeçare në emailin, i cili iu dërgua Pitt në janar 2021.

Në fakt, në të njëjtin dokument, aktorja hollivudiane foli për sjellje të pamatur nga ana e ish-bashkëshortit të saj, për paratë e shpenzuara në mënyrë të panevojshme dhe për vendime që janë marrë pa pëlqimin e saj: Nuk mund të shpreh sa e mërzitur jam që m’u desh të arrija në këtë pikë. Ju uroj gjithë të mirat me biznesin dhe sinqerisht shpresoj që fëmijët të ndihen ndryshe për Miravalin kur të rriten dhe t'ju vizitojnë atje. Por Miraval për mua vdiq në shtator të vitit 2016 dhe gjithçka që kam parë në këto vite.

Muajin e kaluar, Jolie u kundërpërgjigj me një ankesë të re kundër ish-bashkëshortit të saj, duke zbuluar disa detaje rreth sjelljes abuzive të Pitt në një avion privat në vitin 2016, e cila ishte një faktor kyç në zgjidhjen e martesës së tyre.

“Pitt mbyti njërin nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë dhe pastaj e kapi Jolie nga flokët,”- thuhet në dosje. Pavarësisht presionit nga Jolie për të hetuar më tej çështjen, autoritetet nuk kanë ngritur ndonjë akuzë penale kundër Pitt. Vetëm disa ditë pas udhëtimit familjar, Jolie bëri kërkesë për divorc./Protothema

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll