Art&Argëtim

Fjalimi i Ramës në KiE tërheq vëmendjen e Dua Lipës, artistja: Liberalizim vizash për Kosovën

Me anë të një postimi në rrjetin social Instahram Dua ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në Instastory ku bën thirrje që të liberalizohen vizat për Kosovëm.

13 Tetor 2022, 14:31 Nga e.k
Fjalimi i Ramës në KiE tërheq vëmendjen e Dua Lipës,
Rama dhe Dua Lipa

SHBA- Fjalimi i mbajtur ditën e djeshme nga kryeministri, Edi Rama në Këshillin e Europës (KiE) në Strasburg ka tërhequr vëmendjen e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Dua ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në Instastory ku bën thirrje që të liberalizohen vizat për Kosovën.

"Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën", shkruan Dua.

Fjalimi i Ramës në KiE tërheq vëmendjen e Dua Lipës,

Kujtojmë se Dua dhe gjatë festivalit"Sunny Hill" përmendi se liberalizimi i vizave do të krijonte më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës dhe se ata e meritojnë këtë.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

dua lipa edi rama

Sondazh

Poll