Art&Argëtim

Armina Mevlani: Mami bënte tre punë në ditë, nuk më ka llastuar. Unë nisa punë 14 vjeçe

Armina ka folur për mamanë e saj, e cila sipas saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.

12 Tetor 2022, 22:54 Nga k.m.
Armina Mevlani: Mami bënte tre punë në ditë, nuk më ka
Armina Mevlani

TIRANË- Moderatorja dhe blogerja Armina Mevlani është një nga moderatoret që tërheq gjithmonë vëmendje me deklaratat e saj. Së fundmi, në emisionin "Goca dhe gra", Armina ka folur për mamanë e saj, e cila sipas saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.

Sakaq, Armina ka theksuar se e ëma e ka mësuar atë të punojë që 14 vjeç.

“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari,"-tha ajo. 

armina mevlani

Sondazh

Poll