Art&Argëtim

Arjola Demiri: Në BBV hyra pa lejen e babait dhe gjyshit, asnjë shok s’më fton në udhëtime

Arjola ka zbuluar gjithashtu se kur ka hyrë në “Big Brother VIP” nuk i ka treguar as babit dhe as gjyshit të saj.

13 Tetor 2022, 09:00 Nga F.M
Arjola Demiri: Në BBV hyra pa lejen e babait dhe gjyshit, asnjë shok
Arjola Demiri

TIRANË- Aktorja Arjola Demiri, ish-konkurrenjta e Big Brother VIP ka rrëfyer se që në fëmijëri ka pasur një dashuri për ekranin dhe imitonte prezantueset e tjera. E ftuar në emisionin “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, Arjola ka zbuluar gjithashtu se kur ka hyrë në “Big Brother VIP” nuk i ka treguar as babit dhe as gjyshit të saj. E pyetur nëse ka refuzuar ndonjë ‘shok’, Demiri tha se nuk ka pasur asnjë person të tillë që ta ketë ftuar në udhëtime.

Pjesë nga biseda:

Arjola Demiri: Realisht kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ndonjëherë them që pse fëmijët e mi nuk e kanë këtë mundësi sepse kur j’ua jep çdo gjë të gatshme nuk kanë ëndrra sepse e kanë çdo gjë dhe nuk fantazojnë. Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë. Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia. Ku flitej për artin unë isha kudo. Më pas mami ishte shtysa ime më e made ndërsa babi jo sepse mendonte qënuk ishte profesioni i duhur për mua. Ai ishte dakord për police. Ka pasur një luftë të hapur mes mamit dhe babit. 

I lajmërove, gjyshin, babain kur hyrë në BBV?

Arjola Demiri: Unë i thashë mamit merru ti. Sepse babi nuk është i dhënë pas rrjeteve sociale. Nuk dija si t’jua shpjegoja. 

Po a ka refuzuar Arjola udhëtime nga ndonjë shok?

Arjola Demiri: Nuk ka pasur shokë që më kanë ftuar në udhëtime. 

arjola demiri

Sondazh

Poll