Sport

Partizani “shkatërron” Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

18 Gusht 2019, 20:01 Nga DOSJA
Partizani “shkatërron” Kukësin dhe fiton Superkupën e

ELBASAN- Partizani bind dhe mposht Kukësin me rezultatin 4 me 2. Dhe pse u dhën 1200 minuta lojë, të kuqtë arritën që të merrnin situatën nënkontroll dhe të rrëmbenin fitoren që u dhuroi Superkupën e Shqipërisë.

Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, të dyja skuadrat arritën të bënin një lojë të bukur dhe të shonin, por në fund kryeqytetasit dolën fitimtar. Takimi nisi menjëherë me një goditje të Asanit, por u ndal nga portieri. Partizani këmbënguli disa herë dhe në të gjashtë kaloi në avantazh.

Më pas, Kukësi provoi të reagonte, por vetëm në 39-të, pas një pasimi të zgjuar të Rrocës, Musta doli vetëm me Hoxhën, dhe barazoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që e dyta nisi me plot 12 minuta vonesë, për shkak të një problemi teknik të arbitrave.

Por me nisjen e të dytës Kukësi u treua më kërkues dhe arriti që të shënon të minutën e 56-të, duke kalaur në avantazh. Kur ndehsja u duk sikur mbaroi dhe Kukësi po niste festën në të 88-ën Braun barazoi shifrat dhe e coi ndeshjen në shtesë. Më pas, 30 minutat e shtesës folën tërësisht për “demat e kuq”. Që në minutën e 94-t, ishte Braun që shënoi sërish dhe në të 99-tën, po Braun mbylli gjithçka në 4 me 2.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport elbasan arena kukesi partizani partizani kampion superkupa e shqiperise elbasan arena kukesi partizani partizani kampion superkupa e shqiperise

Sondazh

Poll