Bota

Zbulohet mënyra e të kopjuarit në provim! Studenti i drejtësisë në Spanjë shpik metodën e re

Imazhet tregojnë se si studenti spanjoll kishte gdhendur në stilolaps shkronja mikroskopike që përmbajnë informacion nga programi i tij mësimor.

13 Tetor 2022, 16:14 Nga A.B
Zbulohet mënyra e të kopjuarit në provim! Studenti i
Stilolapsi

SPANJË- Një student i drejtësisë penale u kap duke mashtruar në një provim universitar, duke përdorur një metodë dinake dhe shumë të ndërlikuar. Profesorët pranuan se nuk mund të mos admironin metodën që ai bëri për të futur shënimet në stilolaps.

Imazhet tregojnë se si studenti spanjoll kishte gdhendur në stilolaps shkronja mikroskopike që përmbajnë informacion nga programi i tij mësimor.

Sipas një shoku të të akuzuarit, ai e bëri këtë duke "zëvendësuar plumbin grafit të një lapsi mekanik me një gjilpërë".

Zbulohet mënyra e të kopjuarit në provim! Studenti i

Lektorja e Universitetit Malaga, Yolanda de Lucchi, e cila postoi në Twitter përpjekjen e çuditshme për të kopjuar tha se ishte e tronditur kur e zbuloi.

Ajo tha: “Duke rregulluar zyrën time, gjeta këtë relike të universitetit që ia konfiskuam një studenti disa vite më parë.Çfarë arti!”

Burimi: The Sun

spanje metoda kopjimi

Sondazh

Poll