Bota

Qeveria e Kosovës merr vendimin, shpall 'testimin e virgjërisë' si vepër penale

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

13 Tetor 2022, 16:11 Nga I.A
Qeveria e Kosovës merr vendimin, shpall 'testimin e
Qeveria e Kosovës

KOSOVË- "Testimi i virgjërisë”, llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ky veprim nëse ndodhë do të sanksionohet me këtë kod, pasi llogaritet si shkelje të drejtave të njeriut. Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë. Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasiqë kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut. Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt," thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.

Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet tu ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu atyre do tu ndalohet edhe marrja e patent shoferit

testimi i virgjërisë qeveria e kosoves

Sondazh

Poll