Art&Argëtim

Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: E mori personale, më bëri bllok

I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha se nuk ka hatërmbetje me asnjë.

12 Tetor 2022, 21:23 Nga I.A
Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: E mori personale, më
Kastro Zizo

TIRANË- Kastro Zizo ka bërë të ditur se hatërmbetjet mes tij dhe Rozana Radit kanë marrë fund. I ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën”, Kastro ka sqaruar si qëndron e vërteta e sherrit mes tyre 6 vitë më parë.

“Nuk është se ishim zënë taman se Rozana ka disa probleme ndonjëherë si puna ime se është artiste. Ne artistët s’jemi fort…  Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”, tha Kastro.

I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha se nuk ka hatërmbetje me asnjë.

“Përgjithësisht me të gjithë flas, ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them,” u përgjigj Kastro.

kastro zizo rozana radi

Sondazh

Poll