Aktualitet

Masakra e Klosit/ Lirohen nga burgu 2 vëllezërit e autorit që pas krimit u vetëvra

Bashkim dhe Besnik Mjeshtri u shoqëruan ditën e djeshme në Polici pasi kishin qenë prezent në vendin e ngjarjes por sipas uniformave Blu nuk kishin për asgjë për të ndaluar konfliktin që çoi në vrasjen e babë e bir.

13 Tetor 2022, 09:48 Nga e.k

Masakra e Klosit/ Lirohen nga burgu 2 vëllezërit e autorit që pas

KLOS- Janë liruar sot nga burgu vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autor i dyshuar për vrasjen e babë e bir dje në Klos dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që pas ngjarjes ai vrau veten. Bashkim dhe Besnik Mjeshtri u shoqëruan ditën e djeshme në Polici pasi kishin qenë prezent në vendin e ngjarjes por sipas uniformave Blu nuk kishin për asgjë për të ndaluar konfliktin që çoi në vrasjen e babë e bir.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renat dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona,  Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit fiqiri mjeshtri bashkim mjeshtri besnik mjeshtri

Sondazh

Poll