Aktualitet

FOTO/ U filmuan duke lypur të zhveshur ditën e djeshme, dy të miturit largohen nga rruga! Do jetojnë në Tiranë me gjyshen

Fotot e dy të miturve u bënë virale ditën e djeshme. Prindërit duke u justifikuar nga mungesa e kushteve ekonomikle detyronin fëmijët të dilnin në rrugë të zhveshur ndërkohë që binte shi dhe temperaturat ishin të ulëta.

12 Tetor 2022, 15:45 Nga e.k
FOTO/ U filmuan duke lypur të zhveshur ditën e djeshme, dy të
Foto ilustruese

DURRËS- Dy fëmijët e mitur të cilët u filmuan ditën e djeshme teksa lypnin të zhveshur në rrugë në qytetin e Durrësit tashmë do të largohen nga rruga dhe do të jetojnë me gjyshërit në Tiranë.

Fotot e dy të miturve u bënë virale ditën e djeshme. Prindërit duke u justifikuar nga mungesa e kushteve ekonomikle detyronin fëmijët të dilnin në rrugë të zhveshur ndërkohë që binte shi dhe temperaturat ishin të ulëta.

FOTO/ U filmuan duke lypur të zhveshur ditën e djeshme, dy të

Në foto e publikuara ditën e djeshme shihet edhe një furgon policie që kalon aty pranë por thjeshtë e injoron situatën. Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, fëmijët janë trajtuar dhe janë veshur, janë ushqyer dhe është bërë i mundur dhe komunikimi me të ëmën e femijëve.

Fillimisht Policia e Durrësit ka bërë me dije se është tentuar që fëmijët të dërgohen pranë një qendre të shërbimeve sociale për trajtim të mëtejshëm, por gjyshja e fëmijëve (nga ana mamasë), e cila jetonte në Tiranë, ka kërkuar t’i marrë ajo në shtëpi në dhe tashmë fëmijët janë sistemuar në banesën e gjyshes së tyre.

I gjithë ky skenar i dhimbshëm ka ndodhur para sye të Shërbimit Social dhe institucioneve përgjegjëse por deri në publikimin e rastit ata nuk kanë vepruar duke lënë dy të mitur të rritur në kushte të mjerueshme të shfrytëzohen në rrugë nën temperatura e kushte ekstreme.

durres te miturit lypin ne durres

Sondazh

Poll