Bota

Raporti i KE për Shqipërinë, Varhelyi: Është bërë progres, 100% në linjë me BE për sulmin rus

Komisioneri deklaroi se vendi ynë ka mbajtur 100% linjën e Bashkimit Europian për luftën në Ukrainë.

12 Tetor 2022, 13:36 Nga A.B
Raporti i KE për Shqipërinë, Varhelyi: Është
Oliver Varhelyi

FRANCË- Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë një përmbledhje të progres-raportit të Komisionit Europian për këtë vit për Shqipërinë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria ka shfaqur një vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Po ashtu, ai tha se vendi ynë ka mbajtur 100% linjën e Bashkimit Europian për çështje të ndryshme, sidomos për luftën në Ukrainë. Ndër të tjera, Varhelyi theksoi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë për reformën në drejtësi, për fjalën e lirë, pronën si dhe duhet të ngrejë një administratë për të vijuar më tej axhendën e KE-së. 

'Raportet janë faktuale dhe të ndershme, të pastra dhe të qarta. Kriza energjitike është një sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian. Bashkimi Europian ka ftuar Ballkanin Perëndimor që ti bashkohet platformës për gazin. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë bashkuar. Ky plan do të ndihmojë që të ulet ndikimi nga gazi rus. 

Plani vjen me 9 mld euro, fondi është drejt rrugës së tij, në vitet e fundit ne kemi dhënë 1.2 mld euro në grante, kemi financuar projektet. Ne do të ndihmojmë partnerët tanë, që vitin e ardhshëm të bëhen disa projekte, 1 në Shqipëri dhe tre në Maqedoni. Fondet u dhanë dhe për projektin transballkanik. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor i këshillojmë që të ecim më shpejt. 

Shqipëria, është vendi i dytë me të cilin hapim negociata këtë vit. Ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate. Vettingu është shembull i mirë, vendi ka shfaqur një vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për pushtimin rus të Ukrainës. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje të rëndësishme si dhe një administratë për të vijuar axhendën e KE.'- tha Varhelyi. 

 

oliver varhelyi raporti i komisionit europian

Sondazh

Poll