Bota

Dhunohet një 14-vjeçare në Kosovë, pamjet e aktit moshatari i publikon në internet

Bëhet me dije se  rastin në Polici e ka denoncuar e mitura me nënën e saj, të cilat kanë deklaruar se i dyshuari ka bërë edhe video gjatë kohës që po kryente marrëdhënie seksuale me vajzën dhe ato pamje i ka publikuar në rrjete sociale.

11 Tetor 2022, 21:33 Nga I.A
Dhunohet një 14-vjeçare në Kosovë, pamjet e aktit
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një rast dhunimi të të miturve dyshohet se ka ndodhur në komunën e Zveçanit në Kosovë. Gazeta Sinjali shkruan se një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i cili po ashtu është i moshës së mitur.

Bëhet me dije se  rastin në Polici e ka denoncuar e mitura me nënën e saj, të cilat kanë deklaruar se i dyshuari ka bërë edhe video gjatë kohës që po kryente marrëdhënie seksuale me vajzën dhe ato pamje i ka publikuar në rrjete sociale. I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe është intervistuar nga hetuesit policorë në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’.

dhunohet 14-vjeçarja në kosove

Sondazh

Poll