Bota

Kriza energjitike, britanikët blejnë batanije dhe veshje të ngrohta për të kursyer para

Dickinson paralajmëroi se dimri i ardhshëm do të ishte i vështirë për shitësit me pakicë, si dhe konsumatorët.

11 Tetor 2022, 20:39 Nga A.B
Kriza energjitike, britanikët blejnë batanije dhe veshje të
Foto ilustruese

BRITANI- Mes krizës së kostove të jetesës, në Britani të Madhe duket se po përgatiten për dimrin. Shefja ekzekutive e Konsorciumit Britanik të Shitjes me Pakicë (BRC), tha se shifrat tregojnë se njerëzit po blejnë me kujdes gjatë muajit.

“Ndërsa besimi i konsumatorit vazhdoi të bjerë, njerëzit blenin me kujdes, duke shmangur artikujt e mëdhenj si kompjuterë të rinj, televizorë dhe mobilje. Shumë familje po përgatiten gjithashtu për kosto më të larta të energjisë këtë dimër, me batanije, veshje të ngrohta dhe pajisje me efikasitet energjetik”, tha Helen Dickinson.

Shifrat treguan gjithashtu se shitjet e ushqimeve u rritën me 4.6% gjatë tre muajve deri në Shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të nxitura nga inflacioni.

Dickinson paralajmëroi se dimri i ardhshëm do të ishte i vështirë për shitësit me pakicë, si dhe konsumatorët./Burimi: BBC

kriza energjitike britani

Sondazh

Poll