Bota

Pas Kurtit, Blinken flet me Vuçiç: Të arrihet sa më shpejt një marrëveshje me Kosovën

Me anë të një njoftimi, presidenca serbe deklaroi se biseda mes Blinken dhe Vuçiç u bazua në tre tema kryesore, që janë dialogu Kosovë-Serbi, diversifikimi i burimet energjetike si dhe marrëdhëniet me Rusinë.

11 Tetor 2022, 21:07 Nga I.A
Pas Kurtit, Blinken flet me Vuçiç: Të arrihet sa më
Aleksander Vucic dhe Antony Blinken

SERBI- Pas bisedës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreu i Departamentit të Shtetit Amerikan Antony Blinken ka biseduar edhe me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një njoftimi, presidenca serbe deklaroi se biseda mes Blinken dhe Vuçiç u bazua në tre tema kryesore, që janë dialogu Kosovë-Serbi, diversifikimi i burimet energjetike si dhe marrëdhëniet me Rusinë. Blinken gjatë bisedës ka theksuar domosdoshmërinë për arritjen e një marrëveshje me Kosovës sa më shpejt.

Njoftimi i Presidencës serbe: 

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe Metohisë dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë. Sekretari i Shtetit Blinken e informoi Presidentin Vuçiç për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiç prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë.

Më parë Kurti pati një bisedë telefonike me Blinken. Kurti ka thënë se Blinken e ka njoftuar në lidhje me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.

albin kurti antony blinken aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll