11 Tetor 2022, 20:17
Nga I.A
Pamje nga aksioni
KOSOVË- Aksioni i policisë së Kosovës “Brezovica” ka vazhduar sot në Brezovicë. Gazeta Express shkruan se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në Brezovicë – Zona e ll e Parkut Kombëtar “Sharri”, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me ligjin.
Siç njofton Prokuroria Themelore e Ferizajt, vlerësimin se në këtë zonë turistike janë 100 ndërtime në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, e ka bërë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe Agjencia e Kadastrave e Kosovës.
“Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar 'Sharri', me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kryer disa aksione dhe inspektime në terren për të hetuar ndërtimet në zonën e Brezovicës që nga dhjetori i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona mes të cilëve edhe kryetarin e Komunës së Shterpcës, Bratisllav Nikoliç, për të cilin dyshohet se kishte përfituar mbi 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtimin e vilave në Brezovicë. Gjithashtu, shteti ka ngrirë edhe miliona euro lidhur me këto raste.
policia e kosoves aksion ne brezovice
Pamje nga aksioni
Pamje nga aksioni
Pamje nga aksioni
Pamje nga aksioni
Pamje nga aksioni
Bota
11 Tetor 2022, 20:09
I.A
Vanja Bjelica-Prutina
SARAJEVË- Vanja Bjelica-Prutina, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të BiH (KQZ), tha sot se siguria e sa...
Bota
11 Tetor 2022, 19:55
A.B
Eduktorja e maskuar
SHBA- Autoritetet kanë nisur hetimet pas videos së bërë publike në një kopësht fëmijësh, k...
Bota
11 Tetor 2022, 19:54
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun. Gaz...
Bota
11 Tetor 2022, 19:42
I.A
Zelensky
SHBA- Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara (G7) tha se do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa du...
Bota
11 Tetor 2022, 19:29
A.B
Musk dhe Putin
SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin përpara postimit të tij n&...
Bota
11 Tetor 2022, 19:24
k.m.
Foto ilustruese
JAPONI- Policia po heton nëse një grua u mashtrua për t'i dërguar rreth 4.4 milionë jen (30,000 dollarë) nj&e...
Bota
11 Tetor 2022, 19:00
k.m.
Mbreti Charles III
BRITANI E MADHE- Caktohet data! Mbreti Charles III do të kurorëzohet më 6 maj 2023 në Westminster Abbey, duke u b&e...
Bota
11 Tetor 2022, 18:34
I.A
Oleksiy Goncharenko
SHBA- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Asmblenë e Këshillit të Evropë...
Bota
11 Tetor 2022, 18:18
I.A
Lideret e UÇK
HAGË- Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep ka konfirmuar se gjykimi p&eum...
Bota
11 Tetor 2022, 18:09
I.A
Ritchie Torres
SHBA- Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënë...