Bota

Kurti telefonon Antony Blinken: Ka nevojë për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Kurti tha se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut

11 Tetor 2022, 19:54 Nga DOSJA

Kurti telefonon Antony Blinken: Ka nevojë për intensifikimin e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun. Gazeta Express shkruan se sipas Kurtit, Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti.

Ditën e djeshme kryeministri Kurti, ka pranuar që ka ardhur një draft nga Berlini e Parisi që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshjeje mes dy vendeve. 

Sondazh

Poll