Bota

Zhurmë në rrjet/ Elon Musk komunikoi me Putin? Shefi i Tesla: Ka ndodhur para 18 muajsh

Musk mohoi se ai kishte folur me Putinin përpara se të postonte propozimin në Twitter. 

11 Tetor 2022, 19:29 Nga A.B
Zhurmë në rrjet/ Elon Musk komunikoi me Putin? Shefi i Tesla: Ka
Musk dhe Putin

SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin përpara postimit të tij në Twitter, në të cilin ai propozoi një plan me katër pika për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zbulimi u bë nga Ian Bremer i Eurasia Group në një email drejtuar abonentëve të grupit.

Menjëherë pas publikimit të informacionit, Elon Musk mohoi se ai kishte folur me Putinin përpara se të postonte propozimin në Twitter. “Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte 18 muaj më parë. Ne folëm për Hapësirën”.

Sipas Bremer, Putin tha se ishte "i gatshëm për të negociuar", por vendosi kushte të qarta dhe të pacenueshme: Krimea do të mbetej ruse, Ukraina do të duhej të pranonte një gjendje neutraliteti të përhershëm dhe të pranonte aneksimin e Luhanskut, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia.

Kushtet do të duhej të zbatoheshin në çdo rast, me Putinin madje duke ngritur çështjen e përdorimit të armëve bërthamore nëse Ukraina pushton Krimenë. Megjithatë, presidenti i Rusisë thuhet se i ka kërkuar bashkëbiseduesit të tij "të bëjë gjithçka për të shmangur mundësinë ".

Pas diskutimit, Musk postoi në Twitter më 3 tetor planin me katër pika për ukrainasin, që tani duket se ka qenë pak a shumë plani i Putinit.

Musk bëri thirrje për zgjedhje në rajonet e aneksuara nën kujdesin e OKB-së, aneksimin e Krimesë në Rusi "siç ka qenë që nga viti 1783", sigurimin e ujit të pijshëm për Krimenë dhe neutralitetin e Ukrainës. Në "sondazhin" e Musk 2.7 milionë njerëz votuan me "jo" që mbizotëron me 59.1%.

elon musk vladimir putin

Sondazh

Poll