Bota

Kush është "Gjenerali i Armagedonit"?! Nga shkatërrimet në Siri tek vrasjet mizore në mes të Moskës

Një divizion tankesh nën komandën e tij "çau" një rresht protestuesish në qendër të Moskës, duke shtypur tre persona për vdekje. Ai kaloi disa muaj në burg dhe më vonë u lirua pa gjyq kur zyrtarët vendosën se ai po zbatonte urdhrat. Në vitin 1995, ai u dënua për trafik të paligjshëm armësh, por dënimi i tij u anulua.

11 Tetor 2022, 15:43 Nga e.k
Kush është "Gjenerali i Armagedonit"?! Nga shkatërrimet
Sergei Surovykin

RUSI- Sulmet e djeshme ajrore ruse në të gjithë Ukrainën mbanin nënshkrimin e gjeneralit Sergei Surovykin, i cili njihet si "Gjenerali i Armagedonit" dhe ka një reputacion si një ushtarak "i korruptuar" dhe "brutal". 

56-vjeçari, i cili tani është në krye të forcave ruse, mbikëqyri shkatërrimin e Aleppos në vitin 2017. Emërimi i tij në pozicionin e ri të shtunën erdhi disa orë pas goditjes së urës së Kerçit dhe ndërkohë që forcat ruse kishin humbur terren të konsiderueshëm në përpjekjet që ata bënë për të pushtuar sa më shumë tokë në Ukrainë.

Sergey Surovikin lindi në 1966 në Novosibirsk, Siberi. Në vitin 1980 mori pjesë në luftën e Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ndërsa në vitet 90' luftoi në Taxhikistan dhe Çeçeni. Ai ishte dy herë në burg pasi ushtarët që zbatonin urdhrat e tij gjatë grushtit të shtetit të gushtit 1991 vranë protestuesit në Moskë.

Një divizion tankesh nën komandën e tij "çau" një rresht protestuesish në qendër të Moskës, duke shtypur tre persona për vdekje. Ai kaloi disa muaj në burg dhe më vonë u lirua pa gjyq kur zyrtarët vendosën se ai po zbatonte urdhrat. Në vitin 1995, ai u dënua për trafik të paligjshëm armësh, por dënimi i tij u anulua.

Gjatë kohës së tij si komandant i trupave në Çeçeni, ai deklaroi se për çdo ushtar rus të vdekur do të vriste tre rebelë. Ai ishte gjithashtu komandant i trupave ruse në Siri dhe u nderua me një medalje. Vihet re se gjatë pranisë së tij në Siri ai ishte mbikëqyrës i shkatërrimit të Aleppos, ndërsa u akuzua nga grupet e të drejtave të njeriut për bashkëpunim në bombardimin e qytetit sirian. 

Deri të shtunën, "Armagedoni" drejtonte forcat ruse në jug të Ukrainës, sipas një raporti të Ministrisë së Mbrojtjes. Në fakt, ekspertët thanë se ai u emërua nga Putin për shkak të mizorisë së tij. Por disa analistë të tjerë thanë se ai ka qenë në komandë prej disa kohësh. Në qershor, gjenerali Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se "Surovykin di të luftojë me bombardues dhe raketa". Sipas analistit ushtarak Forbes McKenzie, në SkyNews reputacioni i Surovikin justifikon emërimin e tij. 

“Ai konsiderohet një hero i ish-Republikës Sovjetike”, tha ai. 

"Ai ka demonstruar aftësinë e tij për të zhvilluar një luftë që përfshin armë bërthamore, biologjike dhe kimike, këto të fundit i përdori në Siri," shtoi ai. 

Ndërkohë, të shtunën, Ministria e Jashtme Britanike publikoi vlerësimin e saj për emërimin e Surovikin.

lufta ne ukraine sergei surovykin

Sondazh

Poll