Bota

Mblidhet G7 teksa Ukraina goditet nga sulme të reja, inteligjenca britanike: Rusia është e dëshpëruar

Sulmet e djeshme ruse përveçse shkaktuan viktima dëmtuan gjithashtu sasi të konsiderueshme të infrastrukturës kritike dhe ndikuan furnizimin me ujë dhe energjinë përreth Ukrainës. Sulmet e reja në Lviv kanë lënë një pjesë të madhe të qytetit në perëndim të Ukrainës pa energji elektrike për ditën e dytë, pas përpjekjeve të rimëkëmbjes gjatë natës.

11 Tetor 2022, 13:38 Nga d.a.
Mblidhet G7 teksa Ukraina goditet nga sulme të reja, inteligjenca
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan përsëri në të gjithë Ukrainën ditën e sotme, një ditë pasi një valë sulmesh raketore ruse goditi qytetet në mbarë vendin. Nga sulmet e djeshme raportohet se të paktën 19 persona janë konfirmuar tani se kanë vdekur dhe mbi 50 janë plagosur.

Sipas BBC, sulmet e djeshme ruse përveçse shkaktuan viktima dëmtuan gjithashtu sasi të konsiderueshme të infrastrukturës kritike dhe ndikuan furnizimin me ujë dhe energjinë përreth Ukrainës. Sulmet e reja në Lviv kanë lënë një pjesë të madhe të qytetit në perëndim të Ukrainës pa energji elektrike për ditën e dytë, pas përpjekjeve të rimëkëmbjes gjatë natës.

Kreu i shërbimit të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar Sir Jeremy Fleming tha se Rusisë duket se po i mbarojnë armët dhe municionet pas sulmeve të saj me raketa në Ukrainë dje. Ai beson se Rusia ka mungesë municionesh. Ai gjithashtu thotë se përpjekjet e fundit të mobilizimit të nisura nga Presidenti Vladimir Putin treguan se vendi kishte mungesë të ushtarëve gjithashtu.

OKB-ja ka thënë se sulmet raketore të Rusisë do të përbënin krime lufte, nëse ato do të synoheshin qëllimisht kundër civilëve ose infrastrukturës civile. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbrëmë bëri thirrje që jetët e civilëve dhe infrastruktura në Ukrainë të mbrohen. Në një paralajmërim të nënkuptuar ndaj Rusisë për detyrimet e saj sipas Konventave të Gjenevës, KNKK tha se ishte thellësisht e shqetësuar për rrezikun e jetës civile nga përdorimi i eksplozivëve të fuqishëm në zonat e populluara.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka vazhduar të nisë atë që e quajti një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake të Ukrainës duke përdorur armë "me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi me bazë ajrore dhe detare".

Si pjesë e fjalimit të tij të natës të hënën, Presidenti Volodymr Zelenskyy filmoi veten pranë automjeteve të rikuperimit duke pastruar një nga vendet e sulmeve me raketa. Zelensky e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Rusia iu drejtua sulmeve me raketa sepse "ato nuk mund të na kundërshtojnë në fushën e betejës".

Duke komentuar mundësinë që Turqia mund të presë bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të ishte e gatshme të dëgjonte çdo sugjerim dhe se presidenti turk Erdogan dhe presidenti Putin mund ta diskutojnë këtë gjatë një takimi në Kazakistan më vonë këtë javë.

Ndërkohë  udhëheqësit e grupit G7 të ekonomive të përparuara do të takohen në mënyrë virtuale gjatë ditës së sotme dhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss do t'i nxisë homologët e saj që të "mbajnë kursin" duke vazhduar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

lufta ukraine-rusi sulmet ruse ne ukraine

Sondazh

Poll