Bota

Shefi i inteligjencës britanike: Rusisë po i mbarojnë armët, ushtarët dhe miqtë gjithashtu

Sir Jeremy Fleming, tha se ai beson se Rusia ka mungesë municionesh. Ai gjithashtu thotë se përpjekjet e fundit të mobilizimit të nisura nga Presidenti Vladimir Putin treguan se vendi kishte mungesë të ushtarëve gjithashtu.

11 Tetor 2022, 13:12 Nga d.a.
Shefi i inteligjencës britanike: Rusisë po i mbarojnë armët,
Sir Jeremy Fleming

BRITANI- Kreu i shërbimit të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar Sir Jeremy Fleming tha se Rusisë duket se po i mbarojnë armët dhe municionet pas sulmeve të saj me raketa në Ukrainë dje.

Shefi i GCHQ, Sir Jeremy Fleming, tha për programin Today të BBC Radio 4 se ai beson se Rusia ka mungesë municionesh. Ai gjithashtu thotë se përpjekjet e fundit të mobilizimit të nisura nga Presidenti Vladimir Putin treguan se vendi kishte mungesë të ushtarëve gjithashtu.

"Sigurisht që ka mungesë miqsh".- u shpreh ai.

Fleming thotë se Rusia dhe komandantët e Rusisë janë të shqetësuar për gjendjen e ushtrisë së tyre, duke i përshkruar ata si "të dëshpëruar".

"Ne mund ta shohim atë dëshpërim në shumë nivele brenda shoqërisë ruse dhe brenda makinës ushtarake ruse. Sigurisht që nuk nënkupton vetëkënaqësi”.Ne mund ta shohim atë dëshpërim në shumë nivele brenda shoqërisë ruse dhe brenda makinës ushtarake ruse. Sigurisht që nuk nënkupton vetëkënaqësi”.- shtoi ai.

Por Fleming pranon gjithashtu se sulmet e së hënës tregojnë se ka ende një operacion ushtarak shumë të aftë. Ai thotë se vendi ende mund të lëshojë raketa dhe "ka rezerva dhe ekspertizë të thellë, të thellë", por vëren, pavarësisht kësaj, Rusia është ende e shtrirë gjerësisht në Ukrainë.

Fleming do të mbajë një fjalim më vonë sot, ku ai pritet gjithashtu të thotë se Ukraina po e kthen valën kundër forcave të rraskapitura ruse dhe se vendimmarrja e Putinit ka rezultuar të jetë e gabuar.

sir jeremy fleming sulmet ruse ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll