Politike

Gjuzi letër Joe Biden: Hiqini non-gratën Berishës, nuk ka prova për korrupsion

Gjuzi zbuloi se i ka nisur një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, që ai të heqë menjëherë non-gratën ndaj Sali Berishës, sepse sipas tij, nuk ka prova për korrupsion të ish kryeministrit.

10 Tetor 2022, 22:51 Nga I.A
Gjuzi letër Joe Biden: Hiqini non-gratën Berishës, nuk ka prova
Kujtim Gjuzi

TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka qenë në takimin e Sali Berishës me partitë e vogla, për të hyrë në aleancë me të djathtën. Pas takimit, Gjuzi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, në MCN TV zbuloi se i ka nisur një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, që ai të heqë menjëherë non-gratën ndaj Sali Berishës, sepse sipas tij, nuk ka prova për korrupsion të ish kryeministrit.

"Partia Kombëtare Konservatore Albania, ishte në tryezën e kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor, Sali Berisha. I jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratës së shkelqesisë së saj, Yuri Kim, që përgëzoi Edi Ramën në zgjedhjet e vjedhura. Ne kemi thënë, është shkelur barazia e votës. E gjithë lëvizja, pas datës 19 maj 2021, me non grata, ka qenë lëvizje goditëse e qendrës së djathtë, nga faktorë mjaft të organizuar, si Fondacioni Soros. I kemi dërguar Presidentit Biden letër. Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument ku të na tregojë ne, një dokument që vërteton korrupsionin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berishës. Në këto 17 muaj, nuk ka një hetim pas dokumentit non-grata nga prokuroria shqiptare dhe nga gjykata. Në shtetin e së drejtës, çdokush është i pafajshëm, për aq kohë sa nuk ka dënim të gjykatës. I drejtohem Joe Biden sepse është në rrezik multipartitizmi. Familja Biden në trojet shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar," tha Gjuzi.

kujtim gjuzi joe biden

Sondazh

Poll