Politike

Do pranoni kandidaturën për kreun e Tiranës? Gjuzi "modest": Jo, kam dhënë maksimumin

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Gjuzi tha se ai do të jap maksimumin që të zgjidhet kandidati më i mirë nga primaret.

10 Tetor 2022, 21:37 Nga DOSJA
Do pranoni kandidaturën për kreun e Tiranës? Gjuzi
Kujtim Gjuzi

TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi nuk do të kandidojë për kryetar bashkie të Tiranës. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Gjuzi tha se ai do të jap maksimumin që të zgjidhet kandidati më i mirë nga primaret.

Rakipi: Sikur opozita t'ju propozoj kandidiar për Tiranën, jo do e pranoni? 

Gjuzi: Tirana ka shumë djem të mirë. Unë e kamë thënë që ardhja ime në parlament ishte vendim i drejt, unë do jap maksimumin që më i miri të zgjidhet nga primaret.

Rakipi: Ju nuk do futeni në primare?

Gjuzi: Jo, ne e kemi thënë vjet që në primare ishin dy kandidat për kryeministra. Bashës i është vjedhur kryeministri. Është vjedhur për përgjegjësi të tij.

Sondazh

Poll