Politike

Avenir Peka zgjidhet Kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD

Më herët, Avenir Peka ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Drejtësisë, në UNMIK, Kosovë.

10 Tetor 2022, 21:16 Nga k.m.
Avenir Peka zgjidhet Kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë
Avenir Peka

TIRANË- Departamenti i Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike do të përfaqësohet nga Avenir Peka. Peka është jurist me profesion, dhe ka shërbyer në qeverisjen e Partisë Demokratike si Këshilltar i Kryeministrit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare; Zv/ ministër i Brendshëm, Ministër i Brendshëm i komanduar; dhe Avokat i Shtetit pranë Gjykatave Ndërkombëtare.

Më herët, Avenir Peka ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Drejtësisë, në UNMIK, Kosovë.

I zgjedhuri më i ri për t'ju bashkuar skuadrës së PD-së është Doktorant në Drejtësi. Ai ka kryer studimet pasuniversitare për Adminstrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë; Kursin për Lidership Publik në Universitetin e Harvardit; Kursin e Lartë Pasuniversitar të Sigurisë, pranë Akademisë së Sigurisë së Forcave të Armatosura.

 

avenir peka pd

Sondazh

Poll