Aktualitet

Kërkesa shkon në KLGJ/ ILD kërkon heqjen e statusit të magjistratit për Bevis Shehajn

Më 15 qershor 2022, KPK shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj. Shehaj u shkarkua me shumicë votash pasi u gjet se ishte në konflikt interesi dhe kishte parregullsi me pasurinë si dhe kishte një kontakt të papërshtatshëm me xhaxhain e tij, që ishte arrestuar në Itali për trafik droge.

11 Tetor 2022, 09:52 Nga f.g
Kërkesa shkon në KLGJ/ ILD kërkon heqjen e statusit të
Bevis Shehaj, gjyqtar

TIRANE- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon heqjen e statusit të magjistratit për gjyqtarin Bevis Shehaj. Kërkesa e ILD është depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe seanca pritet të zhvillohet më 25 tetor. Aktualisht Bevis Shehaj është shkarkuar me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që prej 15 qershorit dhe ka bërë një ankimim të vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe është në pritje të vendimit. Shkaku pse ILD kërkon heqjen e statusit lidhet me konfliktin që magjistrati ka aktualisht me administratën e gjykatës. 

Si u shkarkua Bevis Shehaj dhe protesta e të ëmës?

Më 15 qershor 2022, KPK shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj. Shehaj u shkarkua me shumicë votash pasi u gjet se ishte në konflikt interesi dhe kishte parregullsi me pasurinë si dhe kishte një kontakt të papërshtatshëm me xhaxhain e tij, që ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Në moment që u dha vendimi, e ëma e tij hyri në sallë.

Ajo drejtoi gishtin në drejtim të anëtarit të KPK, Olsi Komiçi duke e akuzuar atë për ryshfet, duke shprehur revoltën për vendimin e shkarkimit.

Shehaj pretendoi se procesi ishte tendencioz dhe kërkon tëe rrëzojë vendimin, por tashmë përpara se KPA të shprehet, do të jetë KLGJ që do të shqyrtojë kërkesën e ILD për të bërë daljen e tij përfundimtare nga sistemi. Bevis Shehaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën Administrative të Vlorës.

ild bevis shehaj

Sondazh

Poll