Aktualitet

VLORË/ Pas 4 ditësh "betejë" me flakët, reshjet e shiut shuajnë zjarrin në zonën e Hidrovorit

Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Raportohet se janë djegur dhjetëra hektarë tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.

11 Tetor 2022, 09:22 Nga e.k
VLORË/ Pas 4 ditësh "betejë" me flakët, reshjet e
Foto ilustruese

VLORË- Pas 4 ditësh "betejë" me flakët është shuar zjarri në zonën e Hidrovorit në Vlorë. Rreshjet e shiut të rëna gjatë mbrëmjes së djeshme kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe të qëtësojnë situatën.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Raportohet se janë djegur dhjetëra hektarë tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.

Ekipet zjarrfikëse të Vlorës do të vijojnë edhe ditën e sotme monitorimin pasi ka ende disa trungje që vazhdojnë të digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.

zjarret ne vend vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll