Aktualitet

FOTOJA/ Lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Gjatë kontrollit në makinë, efektivët gjetën dy armë zjarri që u sekuestruan.

11 Tetor 2022, 09:30 Nga DOSJA
FOTOJA/ Lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy persona në
Armë zjarri të sekuestruara

TIRANË- Redi Hoxha dhe Alban Begeja, përkatësisht 36 dhe 42 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se dy të rinjtë janë kapur teksa lëviznin me armë zjarri në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet. Gjatë kontrollit në makinë, efektivët gjetën dy armë zjarri që u sekuestruan. Hoxha e Begeja u arrestuan dhe akuzohen për 'armë mbajtje pa leje'.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet, nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Selita", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me 2 armë zjarri pistoleta, në automjet. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç. Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes redi hoxha alban begeja

Sondazh

Poll