Bota

"Të merren masa për të mbrojtur civilët", Kryqi i Kuq paralajmëron Rusinë pas sulmeve të djeshme

Në një paralajmërim të nënkuptuar ndaj Rusisë për detyrimet e saj sipas Konventave të Gjenevës, KNKK tha se ishte thellësisht e shqetësuar për rrezikun e jetës civile nga përdorimi i eksplozivëve të fuqishëm në zonat e populluara.

11 Tetor 2022, 10:21 Nga d.a.
"Të merren masa për të mbrojtur civilët", Kryqi i
lufta ne Ukraine

UKRAINË- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbrëmë bëri thirrje që jetët e civilëve dhe infrastruktura në Ukrainë të mbrohen.

Sipas BBC, në një paralajmërim të nënkuptuar ndaj Rusisë për detyrimet e saj sipas Konventave të Gjenevës, KNKK tha se ishte thellësisht e shqetësuar për rrezikun e jetës civile nga përdorimi i eksplozivëve të fuqishëm në zonat e populluara.

"Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, efektet e armiqësive mbi civilët dhe infrastrukturën civile duhet të përfshihen në të gjitha operacionet ushtarake. Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur dhe kursyer jetën civile dhe infrastrukturën thelbësore si objektet shëndetësore, banesat, shkollat, termocentralet dhe furnizimet me ujë."- thuhej në deklaratë.

Deklarata erdhi pas një dite sulmesh ajrore në të gjithë Ukrainën, të cilat dukej se synonin zonat civile, furnizimet me energji dhe ujë, dhe qendrat mjekësore.

Kryqi i Kuq paralajmëroi gjithashtu se ndërprerja e këtyre shërbimeve me afrimin e dimrit mund të rrisë ndjeshëm nevojat humanitare.

sulmet ruse ne ukraine lufta ukraine-rusi komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq

Sondazh

Poll