Bota

VIDEO/ Qëlloi një adoleshent në parkingun e McDonald's në Teksas, shkarkohet nga puna oficeri i policisë

Policia thotë se oficeri, James Brennand, mbërriti në lokalin e ushqimit të shpejtë pasi mori një telefonatë për një shqetësim të mundshëm. Oficeri besonte se makina në të cilën ishte djali ishte një automjet që i kishte shpëtuar një natë më parë.

11 Tetor 2022, 09:12 Nga d.a.
VIDEO/ Qëlloi një adoleshent në parkingun e McDonald's
adoleshenti

SHBA- Një oficer policie në San Antonio të Teksasit është shkarkuar pasi qëlloi një adoleshent në parkingun e makinave të McDonald's.

Sipas BBC, policia thotë se oficeri James Brennand, mbërriti në fastfood pasi mori një telefonatë për një shqetësim të mundshëm që nuk kishte lidhje me të riun. Kur pa makinën e parkuar, për të cilën besonte se ishte një automjet që i kishte shpëtuar një patrulle policie një natë më parë, ai ju afrua.

Në videon e publikuar shihet momenti kur 17-vjeçari ishte duke ngrënë një hamburger me një shok dhe oficeri i hapi derën dhe i kërkon të dalë nga makina. Djali e pyeti pse dhe nuk pranoi duke mbyllur derën e makinës duke lënduar dhe oficerin i cili nisi të qëllonte me të.

I riu tentoi të largohej nga vendngjarja me makinën e tij por u ndalua nga një patrullë policie pak minuta më vonë ku më pas u dërgua në spital. Fillimisht ai u akuzua për largim nga vendngjarja dhe lëndim të një oficeri policie, por akuzat më pas u hodhëm poshtë.

Në një njoftim në faqen zyrtare policia e Teksasit kërkoi ndjesë për ngjarjen e rëndë duke u shprehur se kjo nuk është metoda e trajnimit nga ana e tyre dhe e sjelljes së një oficeri policie.

james brennand qellohet adoleshenti ne shba

Sondazh

Poll