Bota

Kurti mbështet Ukrainën dhe "thumbon" Serbinë: Kush bashkëpunon me Rusinë është bashkëfajtor në luftë

Në një postim në Twitter Kurti shprehet se ai dënon ashpër sulmet brutale të Rusisë në zonat civile të Ukrainvs, duke ju referuar lëshimit të mbi 85 raketave ditën e djeshme nga forcat ruse.

11 Tetor 2022, 09:58 Nga d.a.
Kurti mbështet Ukrainën dhe "thumbon" Serbinë: Kush
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e tij në qëndrimin e SHBA dhe BE si dhe aleatëve të tjerë ndaj sulmeve ruse në Ukrainë.

Në një postim në Twitter Kurti shprehet se ai dënon ashpër sulmet brutale të Rusisë në zonat civile të Ukrainvs, duke ju referuar lëshimit të mbi 85 raketave ditën e djeshme nga forcat ruse.

"Unë bashkohem me SHBA-në, BE-në dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj."-ka shkruar Kurti.

Kurti në mesazhin e tij nuk la pa "thumbuar" dhe Serbinë duke thënë se çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë është bashkëpunëtor i saj në luftë. Serbia deri më tani nuk ka mbështetur sanskionet ndaj Rusisë madje në seancën e fundit të OKB dy ministrat e jashtëm firmosën një marrëveshje bashkëpunimi e cila u kritikua ashpër nga vendet perëndimore.

albin kurti lufta ukraine-rusi sulmet ruse ne ukraine

Sondazh

Poll