Bota

Tubim i veçantë në Kosovë, Qendra për Informim kërkon heqjen e taksës për produktet menstruale

Në njoftim thuhet se blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon padrejtësisht mbi gratë aq më tepër në Kosovë ku rreth 80% e tyre nuk janë në tregun e punës.

11 Tetor 2022, 10:05 Nga d.a.
Tubim i veçantë në Kosovë, Qendra për Informim
Produkte mesntruale

KOSOVË- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në Kosovë (QIKA), ditën e sotme do të zhvillojë një tubim rreth orës 12:00 para godinës së qeverisë ku do të kërkojë heqjen e taksës 18% për produktet menstruale.

Në Kosovë nuk ka pasur asnjë iniciativë të institucioneve publike për të zbutur varfërinë menstruale, përkundrazi pecetat menstruale sipas Ligjit për TVSH-në nuk bëjnë pjesë në produktet esenciale dhe si të tilla taksohen 18%”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon padrejtësisht mbi gratë aq më tepër në Kosovë ku rreth 80% e tyre nuk janë në tregun e punës.

“Të kesh menstruacione një herë në muaj nënkupton edhe stresin për të gjetur një mënyrë për të blerë produkte që janë domosdoshmëri për të menaxhuar ato. Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Në Kosovë afër 80% e grave janë jashtë tregut të punës. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve ose produkteve të tjera menstruale. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin, si lecka, në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, thotë QIKA.

QIKA kërkon që të gjitha produktet menstruale si pecetat dhe tamponët të shtohen në listën e mallrave me tatim zero.

qendra për informim kritikë dhe aksion taksa per produktet menstruale

Sondazh

Poll