Bota

"Armatosni Evropën për luftë me Rusinë", ish-komandanti i NATO-s thirrje pas sulmeve të ashpra mbi Ukrainë

Shirreff, i cili shërbeu në rolin e NATO-s nga viti 2011 deri në 2014, tha se ndërsa ushtria ruse mund të karakterizohej si një "rrëmujë", konflikti ishte larg përfundimit.

11 Tetor 2022, 08:26 Nga d.a.
"Armatosni Evropën për luftë me Rusinë",
Richard Shirreff

SHBA- Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën, tha se ishte i shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë duke ju referuar faktit që Rusia rifilloi bombardimet e Kievit dhe qyteteve të tjera anembanë Ukrainës.

"NATO-ja duhet të “rregullojë plotësisht mentalitetin e saj” dhe të punojë në riarmatimin e vendeve të Evropës Perëndimore për t'u përgatitur për luftë me Rusinë," ka thënë një nga gjeneralët më të dalluar në pension të Britanisë.

Sipas Times, Shirreff, i cili shërbeu në rolin e NATO-s nga viti 2011 deri në 2014, tha se ndërsa ushtria ruse mund të karakterizohej si një "rrëmujë", konflikti ishte larg përfundimit.

“Rusia dhe Putin janë të ‘zënë në grackë’. Ai mund të sulmojë dhe më tepër nënë frikën se mund të vendosë ta përshkallëzojë luftën me sulme nukleare”, tha ai.

Shirreff tha se do të kishte më shumë përshkallëzime pasi Ukraina do të rimerrte më shumë nga territori i saj dhe tha se NATO-s duhet të ndryshonte plotësisht mentalitetin e saj.

Ditën e djeshme Rusia ka lëshuar mbi 85 raketa në drejtim të Kievit dhe disa qyteteve përreth duke synuar infrastukturën energjitike por duke shkaktuar mbi 10 viktima dhe 50 të plagosur. Presidenti rus Vladimir Putin pranoi se sulmet ishin në shenjë hakmarrje pasi hedhjes në erë të urës së Krimesë rreth 3 ditë më parë.

richard shirreff lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll