Bota

SHKENCA në ALARM! Gjendet mikroplastikë në qumështin e gjirit

Për më tepër që foshnjat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndotësve kimikë dhe studiuesit thanë se nevojiteshin urgjentisht studime të mëtejshme.

10 Tetor 2022, 22:16 Nga k.m.
SHKENCA në ALARM! Gjendet mikroplastikë në qumështin e
Foto ilustruese

AMSTERDAM- Mikroplastika janë zbuluar në qumështin e gjirit për herë të parë në histori. Ky zbulim, i publikuar nga "The Guardian" i ka shqetësuar shumë shkencëtarët pasi nuk e dinë ende ndikimin te foshnjat. 

Për më tepër që foshnjat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndotësve kimikë dhe studiuesit thanë se nevojiteshin urgjentisht studime të mëtejshme. Megjithatë, ata theksuan se ushqyerja me gji mbetet deri tani mënyra më e mirë për të ushqyer një fëmijë.

Shkencëtarët italianë regjistruan konsumimin e ushqimeve dhe pijeve nga nënat në ambalazhe plastike dhe ushqime deti, si dhe përdorimin e produkteve të higjienës personale. Por ata nuk gjetën asnjë lidhje me praninë e mikroplastikës në qumështin e gjirit duke e shtuar misterin.

Kjo sugjeron se prania e kudondodhur e mikroplastikës në mjedis "e bën ekspozimin të pashmangshëm".

Me sasi të mëdha mbetjesh plastike që hidhen në mjedis, mikroplastika tani ndot të gjithë planetin: nga maja e malit Everest deri te oqeanet më të thella. Njerëzit i konsumojnë grimcat e vogla nëpërmjet ushqimit dhe ujit, si dhe duke i thithur ato. Pikërisht këto grimca janë gjetur në feçet e foshnjave dhe të rriturve. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar efekte toksike të mikroplastikës në linjat qelizore njerëzore, kafshët laboratorike dhe kafshët e egra detare, por ndikimi tek njerëzit e aq më tepër tek foshnjat mbetet i panjohur.

Prof Dick Vethaak, i cili kohët e fundit drejtoi një ekip në Universitetin VU të Amsterdamit që vërtetoi zbulimin e pranisë së mikroplastikës në gjakun e njeriut, paralajmëroi: Ne shohim vetëm majën e ajsbergut me mikroplastikë.

gjidhenia mikroplastika ne qumesht gjiri

Sondazh

Poll