RAPORTI: Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet
Pentagoni SHBA- Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentag...
Zonja Haitiwaji shkroi një libër mbi përvojën e saj, që është përkthyer në disa gjuhë. Me origjinë nga Xinjiangu, Haitiwaji ishte një inxhiniere në Kinë përpara se të transferohej në Francë me vajzat e saj në vitin 2006.
KINË- Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për arrestimin arbitrar të një deri në dy milionë banorëve të pakicës myslimane në rajonin e Xinjiangut, veprime që janë cilësuar nga organizatat ndërkombëtare si krime kundër njerëzimit. Një grua ujgure që përjetoi jetën në një nga qendrat e internimit bisedoi me Zërin e Amerikës për historinë e saj në kampet e “riedukimit”
Gulbahar Haitiwaji kaloi gati tre vjet në atë që ajo e quan një kamp kinez "riedukimi".
“Më lidhën me zinxhirë tek shtrati. Nuk mund të bëja jashtëqitjen për dhjetë ditë, dhe kur e bëra për herë të parë, më lidhën si një qen dhe më duhej ta bëja në praninë e të gjithë të tjerëve. Në atë kohë unë qava”.
Zonja Haitiwaji shkroi një libër mbi përvojën e saj, që është përkthyer në disa gjuhë. Me origjinë nga Xinjiangu, Haitiwaji ishte një inxhiniere në Kinë përpara se të transferohej në Francë me vajzat e saj në vitin 2006.
“Në fund të nëntorit 2016, mora një telefonatë nga kompania ime në Karamay (Xinjiang). Ata më kërkuan të kthehesha për të bërë procesin e parashikuar të daljes në pension. Kurrë nuk dyshova për asgjë, sepse kurrë nuk kam bërë asgjë të keqe kundër Kinës në Francë.”
Ajo thotë se telefonata ishte një kurth dhe se policia kineze e akuzoi familjen e saj për terrorizëm.
“Sa herë që shkonim në seancat e marrjes në pyetje, na vendosej një thes i zi në kokë. Këmbët na lidheshin me zinxhirë. Unë kam qenë e lidhur me zinxhirë për 20 ditë”, thotë ajo.
Pas katër muajsh në një qendër paraburgimi, Haitiwaji mori njoftimin se do të transferohej në një shkollë.
“Të premteve na testonin. Na thanë se duhej të ishim të suksesshëm në gjithçka, përndryshe do të qëndronim atje përgjithmonë.”
Përmes agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kina i quan shkollat si qendra arsimimi dhe trajnimi profesional. Autoritetet thonë se qendrat janë kundër radikalizimit dhe se të gjithë pjesëmarrësit u diplomuan në tetor të vitit 2019.
"Kina po gënjen, padyshim, sepse ata ende po hapin kampe të reja."
Studiuesit dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Pekinin për arrestimin e një deri dy milionë ujgurëve dhe pjesëtarë të pakicave të tjera myslimane në Xinjiang. Në vitin 2020...
Instituti Australian i Politikave Strategjike identifikoi më shumë se 380 objekte që dyshohet se janë qendra paraburgimi në Xinjiang.
Në gusht, Kina tha se këto janë gënjeshtra.
"Ata po përdorin të drejtat e njeriut si një pretekst për të minuar begatinë dhe stabilitetin e Xinjiangut dhe për të frenuar zhvillimin dhe rigjallërimin e Kinës", thotë Wang Wenbin, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Zonja Haitiwaji thotë se me ndihmën e familjes dhe qeverisë franceze, ajo u lirua dhe u kthye në Paris në gusht të vitit 2019.
"Njerëzit në Kinë nuk mund të flasin hapur për kampet, sepse nëse e bëjnë këtë, ata detyrohen të kthehen sërish brenda tyre."
Zyra e shtypit në Xinjiang mohoi njoftimet se zonja Haitiwaji ishte torturuar.
Zona Haitiwaji nuk ka patur asnjë kontakt me familjen e saj në Xinjiang që nga publikimi i librit mbi përvojën e saj në kamp.
Marrë nga VOA
Pentagoni SHBA- Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentag...
Milorad Dodik BOSNJE HERCEGOVINË- Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hë...
lokali ITALI- Një pronar restoranti vendosi të ndriçojë biznesin e tij me qirinj për të kursyer energjin&eu...
Foto Ilustruese SHBA- Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje njerëzve dhe qeverive të bëjn&e...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të ftojë Greqinë në nj&eu...
Nord Stream SUEDI- Suedia ka thënë se nuk do të lejojë Moskën që të marrë pjesë në hetimet për t&eu...
Foto ilustruese AMSTERDAM- Mikroplastika janë zbuluar në qumështin e gjirit për herë të parë në histori. Ky zbulim,...
Josep Borell BRUKSEL- Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmi...
White House SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, m&eum...
Ukraina UKRAINË- Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se do të ndalojë eksportet e energjisë elektrike pas sul...