Bota

Korniza e re e dialogut Kosovë-Serbi, ish-deputeti i VV: Ka marrë miratimin e qeverisë Kurti

Gorani është shprehur se sipas disa burimeve qeveritare këto propozime kanë marrë ‘po’ e pushtetit duke shtuar se gjatë mbledhjeve, qofshin në Washington apo në Prishtinë në mes qeveritarëve dhe zyrtarëve të huaj lidhur me dialogun, nuk i thuhet asgjëje jo.

11 Tetor 2022, 08:14 Nga d.a.
Korniza e re e dialogut Kosovë-Serbi, ish-deputeti i VV: Ka marrë
Kurti, Vucic dhe Lajcak

KOSOVË- Analisti dhe ish-deputeti i LVV-së, Dukagjin Gorani është shprehur se draftet që po qarkullojnë në media, të propozuara nga këshilltarët francez dhe gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, janë pranuar nga Qeveria Kurti.

Gorani është shprehur se sipas disa burimeve qeveritare këto propozime kanë marrë ‘po’ e pushtetit duke shtuar se gjatë mbledhjeve, qofshin në Washington apo në Prishtinë në mes qeveritarëve dhe zyrtarëve të huaj lidhur me dialogun, nuk i thuhet asgjëje jo.

Edhe kjo qeveri për shkak të papërvojës së vet e konsideron veten jashtëzakonisht kreative dhe konstruktive në fakt një germë në letër se ka qitë. Edhe në fund, krejt çka kanë me thonë është kjo, para opinionit publik dalin dhe e mohojnë ekzistencën e drafteve, ndërkohë burimet tona e dinë se mbrapa dyerve të mbyllura këto drafte janë pranuar”, tha ai në T7.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar që ka ardhur një draft nga Berlini e Parisi që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshjeje, një ditë pas Ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla e cila tha se ka një propozim francez. Gazeta Express shkruan se megjithatë, ai thotë se nuk ka asgjë përfundimtare në lidhje me këtë draft. Kurti ka pohuar se ide të tilla qarkullojnë jo vetëm në Paris e Berlin, por dhe në Uashington, Bruksel, Romë, Prishtinë e Beograd.

Në dokumentin e publikuar më 18 shtator, shkruhej për zgjidhjen finale dhe normalizim raportesh mes dy shteteve, e cila parashihte që vitin e ardhshëm të arrihet një njohje de facto e Kosovës nga Serbia dhe në hark kohor prej 10 vjetësh të vijë edhe njohja de jure bashkë edhe me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj, pas ngurtësimit vjen publikimi”, tha Kurti.

Në javën e tretë të shtatorit u publikua dokumenti katër faqesh ku paraqiste planin në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz. Aty thuhet se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.

dialogu kosove-serbi dukagjin gorani korniza e re e dialogut kosove-serbi

Sondazh

Poll