Bota

Kriza energjetike, pronari i restorantit italian ndriçon ambientin me qirinj për të kursyes

Ai tha se rritja e faturave është e barabartë me punësimin e katër apo pesë punëtorëve të tjerë në objektin e tij.

10 Tetor 2022, 23:04 Nga I.A

 

Kriza energjetike, pronari i restorantit italian ndriçon ambientin me
lokali

 

ITALI- Një pronar restoranti vendosi të ndriçojë biznesin e tij me qirinj për të kursyer energjinë elektrike në Itali. Pronari Marco Servidei tha se veprimi i tij ishte një protestë simbolike kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke shtuar se ndërsa në gusht të vitit të kaluar kishte marrë një faturë prej 4,500 euro, gushtin e kaluar fatura u rrit në 14,000 euro.

Ai tha se rritja e faturave është e barabartë me punësimin e katër apo pesë punëtorëve të tjerë në objektin e tij.

“Sot punojmë nën dritën e qirinjve, nuk është një ngjarje romantike apo pritje e Halloween-it, por një protestë kundër faturave të shtrenjta. Fatura e gushtit na ka kushtuar 14 mijë euro, krahasuar me 4500 të paguara vitin e kaluar, në të njëjtin muaj. Është e pamundur të vazhdohet”, tha ai.

marco servidei

Sondazh

Poll