Aktualitet

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, dëshmitari: Mjeti nuk mori kthesën, por shkoi drejt

55-vjeçari shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen në vend.

10 Tetor 2022, 19:17 Nga A.B
Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, dëshmitari: Mjeti nuk
Vendi i ngjarjes

ITALI- Një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali. Në Brescia, shqiptari i cili ishte pasagjer në një automjet, u përplas nga një furgon. 55-vjeçari shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen në vend.

Sipas informacioneve të deritanishme, makina e cila po udhëtonte drejt Iseos u përplas me furgonin që vinte në drejtim të kundërt. 

“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, tha një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të furgonit. 

Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte./Burimi: Primabrescia.it

aksident ne itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll