Politike

“Rikthehet” Sandër Lleshaj, deklarata e FORTË: Irani ka tentuar të na sulmojë edhe fizikisht

Ih-ministri Lleshaj tha Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht. Por nuk dha asnjë detaj apo rast konkret që mund ta ketë dëshmuar gjatë detyrës së tij.

10 Tetor 2022, 20:52 Nga k..m.
“Rikthehet” Sandër Lleshaj, deklarata e FORTË: Irani ka
Sandër Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas një shkëputje është “rikthyer” për të folur për sulmet kibernetike dhe kërcënimin e vendit tonë nga Irani.

I ftuar në emisionin "Zona Zero", ish-ministri Lleshaj tha Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht. Por nuk dha asnjë detaj apo rast konkret që mund ta ketë dëshmuar gjatë detyrës së tij.

“Nuk mund të themi që kemi patur indicie, në këtë fushë për arsye se këtu zhvillimet ndodhin në periudha të shkurta kohe dhe unë po bëj dy vite që jam shkëputur. Por tema e Iranit ka qenë dhe mbetet një temë e prokupimit tonë në fushë e sigurisë për aq kohë sa ne kemi strehuar një pjesë të opozitës së tyre. Janë marrë se Irani ka tentuar edhe në domenin fizik. Dhe si duket pamundësia për të goditur fizikisht i ka bërë ata që të kërkojën rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim por përmes sulmeve kibernetike,”- tha Lleshaj.

sander lleshaj irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll