Bota

Banorët e lagjes 10 korriku në Vlorë protestojnë: Do bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk shtrohet rruga

Qytetarët po ashtu kanë deklaruar se kjo rrugë në dimër nga shiu bëhet me baltë dhe e pakalueshme, ndërkohë që në verë nuk hapen dot dritarët pasi i gjithë tymi i krijuar nga makinat që lëvizin futet në shtëpi. 

10 Tetor 2022, 17:18 Nga I.A
Banorët e lagjes 10 korriku në Vlorë protestojnë: Do
Protesta

VLORË- Banorët e lagjes 10 korriku në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së infrastrukturës në këtë lagje. Duke dalë në rrugë ditën e sotme ata kërkuan asfaltimin e rrugës si dhe ndriçimin e lagjes. Po ashtu të mbledhur të gjithë bashkë, banorët deklaruan se nëse nuk asfaltohet rruga, ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale. 

“Ne nuk do të marrim pjesë në procesin e votimit të ardhshëm për asnjë parti. Këtu nuk është investuar asnjëherë, edhe pse ne paguajmë taksat. Na gënjejnë ia kanë marrë dorën me gënjeshtra”, tha një protestues.

Qytetarët po ashtu kanë deklaruar se kjo rrugë në dimër nga shiu bëhet me baltë dhe e pakalueshme, ndërkohë që në verë nuk hapen dot dritarët pasi i gjithë tymi i krijuar nga makinat që lëvizin futet në shtëpi. 

Unë vetëm rrugën dua. Në dimër ka baltë, ndërsa tani i mbajmë dritaret mbyllur se mbushet me pluhur”, tha një tjetër protestues.

proteste ne vlore

Sondazh

Poll